Sport

Prokuroria dhe Policia e Kosovës i nisin hetimet për skandalin e kurdisjeve

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 24 February 2023

“Gazeta Express”, përmes burimeve të saj është njoftuar që Prokuroria dhe Policia e Kosovës tashmë janë aktivizuar për ta hetuar rastin e skandalit të kurdisjeve në futbollin kosovar.

Mbrëmë vonë mediat franceze raportuan se të paktën katër ndeshje të futbollit të Kosovës dyshohet se janë kurdisur dhe ato e përfshinë klubin e futbollit Llapi si protagonist të kësaj dukurie negative, me ç’rast janë arrestuar 9 persona në Francë, përfshirë këtu katër nga Kosova, të akuzuar për përfshirje në kurdisje përmes kompanive të basteve, ku kanë lëvizur kuotat në mënyrë të dyshimtë, në hetimet që janë bërë në 12 muajt e fundit.

Ndërkohë, një burim nga Prokuroria i ka thënë “Gazetës Express” se Policia bashkë me Prokurorinë tashmë e kanë nisur punën e tyre për t’u marrë me këtë skandal dhe shumë shpejt do të veprojnë konform ligjit.

-Advertisement-

Llapi përmes një komunikate për shtyp mbrëmë vonë u shpreh i pafajshëm dhe trajneri Tahir Batatina, në një bisedë me “Express” mbrëmë insistoi se nuk është i përfshirë në këtë skandal.

Llapjanët akuzohen se përfituan financiarisht nga kurdisjet e ndeshjeve në Francë dhe në Kosovë, ndërsa në akuzë përfshihet kryesia e klubit, shtabi teknik dhe disa lojtarë.

Që nga paslufta nuk kanë pushuar asnjëherë dyshimet për kurdisje në futbollin kosovar, por që është bërë shumë pak, për të thënë asgjë, nga institucionet vendore për dënimin e atyre që janë përfshirë në këto skandale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera