Lajme

Prokurori i Shtetit ka hapur lëndë për 7 persona për dallavere në votim

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 11 June 2017

Për zgjedhjet e parakohshme nacionale që po mbahen sot në vendin tonë, Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës.

Siç njofton ky institucion, gjatë ditës së sotme, deri në orën 15.00, në gjithë territorin e Republikës së Kosovës janë disa raste të iniciuara që ndërlidhen me veprat penale kundër të drejtave të votimit. Deri më tani kemi pranuar disa informata, prej të cilave janë hapur 5 lëndë, kundër 7 personave.

Prej tyre:

-Advertisement-

· Në Prishtinë kemi 1 rast kundër 1 personi, për të cilin është bërë kërkesë për paraburgim për veprën penale Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve, nga neni 214 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës;

· Në Pejë kemi 1 rast kundër 1 personit, i cili është në ndalim, për veprën penale, Keqpërdorim të detyrës gjatë zgjedhjeve, nga neni 214 i KPRK;

· Në Gjilan kemi 1 rast kundër 1 personi i cili gjendet në ndalim, për veprën penale, Deklarim i rrejshëm, nga neni 391 i KPRK-së, ndërlidhur me veprat kundër së drejtës së votimit;

· Në Gjakovë nuk kemi ndonjë rast të evidentuar;

· Në Prizren kemi 1 rast kundër 3 personave, të cilët janë duke u intervistuar për veprën penale, Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve, nga neni 211 i KPRK-së;

· Në Mitrovicë nuk kemi ndonjë rast të evidentuar;

· Në Ferizaj kemi 1 rast kundër 1 personi, i cili është në ndalim, për veprën penale Keqpërdorim të detyrës gjatë zgjedhjeve, nga neni 214 i KPRK.

Rreth 100 prokurorët e Shtetit, të cilët po kujdestarojnë sot, po veprojnë me urgjencë në secilin rast që po paraqitet me qëllim të parandalimit të keqpërdorimeve të mundshme gjatë këtij procesi zgjedhor.

Prokurori i Shtetit sërish i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera