Lajme

Prokurori jep detaje për hetuesin e policisë, i arrestuar për prostitucion

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 09 June 2018

Një polic hetues në rajonin e Gjilanit është arrestuar nën dyshimet që ka mundësuar prostitucion në një lokal të masazhit në Gjilan.

Prokurori i rastit, Arben Ismajli, ka treguar për KALLXO.com detaje të operacionit që qoi në arrestimin e policit me iniciale F.Sh. dhe një të dyshuare tjetër me inicialet D.K. (emra të njohur për redaksinë).

“Ne kemi qenë në përcjellje të rastit për shkak të dyshimit se ka pasë një ‘masazh’ [lokal për masazh] që po ushtron mundësim prostitucioni. Ka qenë si menaxher i asaj, ashtu i kemi provat. Sa e di unë ka qenë polic hetues për Novobërdë”, tha Ismajli.

-Advertisement-

Prokurori Ismajli, tregoi se arrestimi ishte bërë pasi organet kishin bërë simulimin e veprës penale që qoi në pranga policin

Lexo edhe: Arrestohet një polic për prostitucion

“Arrestimi u bë në bashëkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Policinë e Kosovës, njësia për trafikim me qenie njerëzore. Ata janë të ndaluar për 48 orë. IPK së bashku me PK e kanë udhëhequr operacionin me masë të simulimit. Jemi në fazën e kallëzimin penal”, tha Ismajli.

Prokruori Arben Ismajli, tha se ende nuk ka vendosur që të kërkojë masë të sigurisë për të dyshuarit që po qëndrojnë në mbajtje.

“Inspektorati policor po ashtu kishte njoftuar lidhur me arrestimin e policit duke aplikuar edhe masat e fshehta, në koordinim edhe me prokurorin e çështjes, dje në Gjilan është bërë ekzekutimi i urdhëresës së lëshuar nga gjykata për simulim të veprës penale “Mundësim ose detyrim në prostitucion”, thuhej në komunikatën e IPK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera