Lajme

Prokurori i rastit: S’e di a është vetëvrarë Sokol Halili, pse a ka dalë naj komunikatë a?

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 02 December 2022

Xhelal Sveçla, ministër i Mbrojtjes, ka shkruar një status në Facebook, me të cilin ka deklaruar se dorasi i dyshuar për vrasjen e Hamide Magashit, Sokol Halili, është vetëvrarë pas negociatave për dorëzim.

Por për këtë gjë nuk ka asnjë haber prokurori i rastit të vrasjes së gruas në QKUK.

LEXO EDHE: I dyshuari për vrasjen e 35-vjeçares në QKUK kryen vetëvrasje

-Advertisement-

Prokurori i rastit të vrasjes së gruas në QKUK, Ilaz Beqiri, është deklaruar për rastin. Ai duket të mos ketë asnjë informacion për rastin e Sokol Halilit.

“S’e di valla. Pse a kanë dalë me ndonjë komunikatë a? O jo s’e di, s’e di jo, nuk e kam këtë informatë. A tash po më tregon mue a pe di a s’pe di.” – tha Beqiri i nervozuar për Nacionale.

“Po unë jam prokuror i rastit, por jam në zyrë, oj ti çikë, veç sa dola prej gjykimit, unë s’e kam veç këtë rast, kam edhe 500 raste të tjera.” – tha tutje prokurori Beqiri.

Pamje nga momenti kur policia i bëri thirrje për dorëzim, të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë

Momenti kur Njësia Speciale niset drejt vendit ku bëri vetëvrasje Sokol Halili

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera