Sport

Projektohet transferimi i madh, sirena angleze për Kylian Mbappe

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 16 November 2022

Situata te Man United është e trazuar pas intervistës të Cristiano Ronaldos duke sulmuar pronarët e klubit dhe trajnerin Erik Ten Hag. Largimi i tij në janar është i pashmangshëm, ndërsa mediet britanike kanë bërë të ditur menjëherë zëvendësuesin e portugezit.

Objektivi kryesor i Man United është Kylian Mbappe! Francezi shpesh herë është vendosur në qendër të vëmendjes për shkak të pakënaqësive që ai ka kundrejt klubit. Sipas raportimeve, në tetor 23-vjeçari ka kërkuar largimin nga Paris Saint German, ndërsa një kalim i tij te Reali i Madridit është i pamundur pas refuzimit në merkaton verore.

Drejtuesit e “Djajve të Kuq” po mundohen të përfitojnë nga situata e Mbappe me kampionët e Francës, ndërsa shtypi britanik raporton se Man United është i gatshëm të ofrojë 150 milion paund për të sjellë sulmuesin francez në Old Trafford” në merkaton e janarit.

-Advertisement-

Gjithashtu, të njëjtat raportime pretendojnë se Man United është klubi i vetëm që mund të plotësojë kërkesat financiare të Mbappe, i cili përfiton rreth 500 mijë paund në javë. Merkato e janarit do të prodhojë surpriza të shumtë, ku pa asnjë dyshim protagonistët kryesor do të jenë Cristiano Ronaldo dhe Kylian Mbappe.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy