Lajme

Projektligji për ndryshimin e festave zyrtare nuk merr mbështetjen e tri subjekteve politike

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 12 October 2020

Në Kuvendin e Kosovës është, duke u shqyrtuar Projektligji për Ndryshimin e Festave Zyrtare, ku është kërkuar futja e 24 qershorit si festë zyrtare e ditës Memoriale të Egjiptianëve, shkruan Gazeta inFokus.

Ky projektligj ka marrë mbështetjen nga komisioni për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media, dhe nga grupi parlamentar i LVV-së, grupi parlamentar 6+, ndërsa është kundërshtuar nga LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe, të cilat kanë arsyetuar se ndryshimi i Ligjit për Festat Zyrtare, ka defekte më të mëdha dhe se ky projktligj me një nen, nuk i plotëson nevojat reale për ndryshim të ligjit.

Ata kanë e kërkuar që me një projektligj të tillë do duhej të mënjanohën edhe anomali të tjera që i ka ky ligj. /Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera