Lajme

Projektligji i propozuar nga PDK-ja, Konjufca sërish nuk përkrah votimin e LVV-së në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 29 July 2022

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sërish nuk ka votuar në harmoni me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Infokus.

Ishte propozimi i Partisë i Demokratike të Kosovës për rregullimin e çmimit të barnave, i cili bëri që Konjufca të mos votojë njëjtë si deputetët e partisë që ai i takon.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, votuan kundër projektligjit të propozuar nga PDK.

-Advertisement-

Ndërkaq, i pari i Kuvendit të Kosovës abstenoi.

Propozimi i sjellë në kuvend nga PDK për rregullimin e çmimit të produkteve medicianle ngriti shumë debate mes pozitës dhe opozitës, të cilët një ditë më parë njëzëri miratuan tri marrëveshje ndërkombëtare.

Kujtojmë që ky projektligj nuk i mori votat e mjaftueshme për miratim, pasi që vetëm 19 deputetë votuan për, 42 prej tyre ishin kundër dhe dy abstenime.

Ndërsa kjo nuk është hera e parë që Konjufca nuk voton nw harmoni me deputetët e LVV-së. Njësoj pati vepruar edhe për Projektligjin për Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera