Projekti më i pëlqyer i arkitekturës në botë për vitin 2022 është nga Kosova
Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 11 January 2023
10 Janar 2022 – Studio e arkitektures NOMMA studio me seli në Prishtinë ka përmbyllur një vit të jashtëzakonshëm me lajmin se e mori vendin e parë me projektin e realizuar ‘Matisse’ në Park Plaza, si projekti më i pëlqyer nga audienca në rrjetet sociale të platformës Archello ku posedon më shumë se 500 mijë ndjekës.
Studio e arkitekturës NOMMA studio, vlerësohet lart nga platformat më prestigjioze arkitektonike. Platformat si Archello e Archdaily ka kohë që marrin të drejtën e promovimit të projekteve të studios nga Prishtina, duke i kategorizuar projektet e tyre ndër projektet më të suksesshme të konceptuara në industrinë tregtare dhe rekreacionit.
Archello, me seli në Amsterdam, njihet si njëra ndër platformat më prestigjioze të arkitekturës në botë, e cila shërben si urë lidhëse në mes të industrive krijuese dhe asaj prodhuese.
Ndër projektet e tjera që tejkaluan barrierat botërore është edhe projekti ‘Angel Academy’, projekt i cili identifikohet me tone te tokës e dheut, duke i gërshetuar elementet dhe materialet e ndryshme në njëtrajtësi të përgjithshme. Projekti tjetër po aq unik është edhe studio e modës ‘Diana Qerimi’ e cila mori pëlqimin e platformave arkitektonike botërore.
Projekti që fitoi vendin e parë, ‘Matisse’ nga NOMMA studio identifikohet nga ngjyra në focus për të përçuar një stil të veçante ku detaje si vendosja e veprës së piktorit të njohur Henri Matisse ku inspiron edhe emrin e lokalit, inkorporohet si pjesë e natyrshme e rrjedhës së hapësirës, duke krijuar njëtrajtshmëri konceptual jashtë vizuales. Për më shumë, vizitoni projektet në faqen e instagram nomma_studio
Të tjera
-
DASH kritikon Kosovën për mbylljen e degëve të bankës serbe në veri
Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin për mbylljen nga policia e...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Sot është paraparë që të mblidhen katër komisione parlamentare. Komisioni ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Mblidhet qeveria
Sot pritet të mblidhet kabineti qeveritar në mbledhjen e radhës, raporton tev...
-
Pentagoni zotohet të vazhdojë transferimin e armëve në Ukrainë
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u zotua të hënën për të vazhduar transferi...
-
Balje: Ne si grup multietnik do e votonim shpërndarjen e Kuvendit
Deputetja Duda Balje ka thënë se nëse bëhet shpërndarja e Kuvendit do e votoj...
-
Dinarë, euro, dollarë e franga: Operacioni i Policisë së Kosovës në veri, që kaloi pa ndonjë incident të pretenduar nga Serbia
Autoritetet në Kosovë gjatë ditës së djeshjme kanë kryer një operacion polico...
-
Moti i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në vendin tonë sot...
-
Kjo zonë parashikohet që sot të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...
-
25 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut
Më 21 maj bëhen 25 vite nga masakrimi i 13 qytetarëve të pafajshëm në fshatin...
-
Kusari -Lila thotë se Kosova “ndoshta” do të bëhet anëtarë e KiE para fundit të vitit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë ë...
-
Abdixhiku thotë se Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore: Nëse ka merak, ia hapë një ministri për veriun dhe e bëj ministër
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në “Pressing” të ...