Lajme

Projekt-ligji për pagat, kaq parashihet të jetë koeficienti për mjekë

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 15 September 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sot ka dalë në diskutim publik Projektligji për Pagat në sektorin publik si dhe Projektligji për Zyrtarët Publik.

Palët kanë kohë tri javë për komentet e suxherime.

Zyra e Kryeministrit në dokumentin e publikuar ka nxjerr koeficientët e propozuar për të gjithë punëtorët shtetërorë, ku sipas tyre është propozuar që të jetë paga.

-Advertisement-

Sa i përket mjekëve, ata specialistë të Mjekësisë familjare, stomatolog specialist, farmacist specialist, farmacist klinik, ekspert i fizikës mjekësore janë propozuar të kenë koeficientin 12.

Mjek i Përgjithshën, farmacist, stomatolog, mjek veterinar janë vlerësuar me koeficient 7.4.

Me koeficient 7 është propozuar të jetë psikologu klinik, ndërsa koeficient 5.6 është propozuar të kenë fizioterapeuti, logopedi, radiologji diagnostike, mjekësi sanitare dhe laboranti, ata të nivelit tretësor (Bachelor), kurse me 5.5 janë vlerësuar ata të nivelit sekond (Bachelor), ndërsa ata parësor (Bachelor) është propozuar të kenë koeficient 5.4.

Laborant, mami, infermier, teknik mjekësor dhe teknik farmacist është propozuar që ata të nivelit tretësor (Shkollë të Mesme) të kenë koeficient 5.3, ndërsa ata të nivelit dytësor (Shkolla të Mesme) me koeficient 5.2, kurse ata të nivelit parësor (Shkollë të Mesme) janë vlerësuar me koeficient 5.1.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera