Lajme

Programin në radion zvicerane e mori përsipër Inteligjenca Artificiale

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 27 April 2023

Radiostacioni zviceran, Couleur 3, të enjten, po transmeton një program gjithëditor të krijuar tërësisht nga Inteligjenca Artificiale, njoftoi radiostacioni.

“Nuk do të dëgjoni prezantuesit e vërtetë të Color 3 sot. Robotët kanë marrë nën kontroll studion dhe zërin e tyre”, kanë shkruar ata në Twitter.

Nga ky eksperiment përjashtohen vetëm lajmet, bëri të ditur radiostacioni.

-Advertisement-

Programi i kanalit muzikor të radios dhe televizionit publik zviceran, RTS në gjuhën frënge, është prodhuar me ndihmën e programit të robotit të të folurit ChatGPT, i cili ka shkaktuar komente të ndryshme në publik që nga fundi i vitit të kaluar, transmeton Dpa.

Prezantuesit më parë kishin klonuar zërat e tyre dhe ishin përdorur për të kryer intervista me zërat e klonuar të ish-presidentëve amerikanë, Barack Obama dhe Donald Trump, ndër të tjera.

“Duket si Couleur 3, por prezantuesit janë zëvendësuar nga inteligjenca artificiale”, thotë prezantuesja e supozuar, pra një Inteligjencë Artificiale, zëri i së cilës nuk dallohet nga ai i një gazetari të vërtetë.

Televizioni publik zviceran ofron programe në të katër gjuhët zyrtare të vendit: RTS transmeton në frëngjisht, SRF në gjermanisht, RSI në italisht dhe RTR në romanisht – gjuhë e folur në kantonin Grisons.

Në fund të marsit, miliarderi amerikan, Elon Musk, dhe një grup ekspertësh në Inteligjencën Artificiale bënë thirrje për një pushim gjashtë-mujor në sistemet e trajnimit të Inteligjencës Artificiale.

Në një letër të hapur, ata deklaruan se këto sisteme janë më të fuqishme që nga lansimi i fundit i një versioni më të avancuar të chatbot ChatGPT nga Open AI, shkruan Reuters.

Letra, e publikuar nga Instituti jofitimprurës, Future of Life, u nënshkrua nga më shumë se 1000 njerëz, përfshirë Muskun./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera