Programi raketor i Koresë Veriore po përparon më shpejt se që pritej
Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 16 May 2017
Programi raketor i Koresë Veriore është duke përparuar më shpejt se që pritej, ka thënë sot ministri i Mbrojtjes i Koresë Jugore, Han Min-koo, pak orë pasi që Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kërkoi që Veriu t’i ndalë të gjitha testimet bërthamore dhe të raketave balistike, si dhe e dënoi testimin e raketës balistike të së dielës.
Veriu i izoluar, i cili i ka injoruar të gjitha thirrjet për ta frenuar programin e vet të armëve, madje edhe nga aleati i vetëm i madh, Kina, është duke punuar në ndërtimin e një rakete, e cila të montuar ka një armë bërthamore, që është në gjendje ta godasë Amerikën, transmeton Express.
Administrata e Presidentit Donald Trump ka bërë thirrje që Veriu t’i ndalë menjëherë provokimet dhe ka paralajmëruar se epoka e durimit strategjik me Korenë Veriore ka marrë fund. Ambasadori amerikan i Çarmatimit, Robert Wood, ka thënë sot se ndikimi i Kinës është shumë i rëndësishëm dhe se Kina mund të bëjë më shumë.
Ndërkohë, Han Min-koo ka thënë sot në Parlamentin e Koresë Jugore se testimi i raketës balistike nga Veriu këtë të diele ishte i suksesshëm sa i përket fluturimit.
“Konsiderohet të jetë një IRBM (raketë balistike me rreze të mesme veprimi) i kalibrit të zgjeruar krahasuar me raketat “Musudan” që vazhdimisht kanë dështuar,” ka thënë ai, duke iu referuar një lloji të raketës që është e dizajnuar që të udhëtojë prej 3.000 deri në 4.000 kilometra.
I pyetur nëse programi bërthamor i Koresë Veriore është duke u zhvilluar më shpejt se që Jugu kishte pritur, ai ka thënë: “Po.”
Të tjera
-
Një veturë që po kërkohej nga shteti gjerman gjendet në Vushtrri
Një veturë e cila ishte në kërkim nga shteti gjerman është gjetur dhe sekuest...
-
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas një aksidenti në Serbovc
Një person i cili është aksidentuar më 20 nëntor, ka ndërruar jetë ditën e dj...
-
Ministri Peci publikon mesazhin e një personi që e ofendoi rëndë
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar mesazhin e një personi i cili e...
-
Gjuajtje me ạrmë në Koliq të Prishtinës
Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Koliq t...
-
Gjakovë: I dyshuari shkakton aksidentin dhe ikë nga vendi i ngjarjes
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Devë të Gjakovës. Një person ka...
-
Zhduket një grua në Podujevë
Një grua është raportuar e zhdukur në Obranqë të Podujevës. Në raport thuh...
-
Patën mosmarrëveshje në rrjete sociale 7 persona të përfshirë në rrạhje e plạgosje me thịkë në Lipjan
Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën në fshatin Resinoc të Lipjanit ku pas nj...
-
Presidentja Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj grave
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kolumb...
-
Dy kosovarë dyshohet se janë arrestuar nga Serbia
Ushtria serbe raportohet se i ka arrestuar të premten dy persona nga Podujeva...
-
Kur do të hapet Ura e Ibrit ?
Takimi i radhës mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të S...
-
Gashi shprehet i nderuar që u prit nga miku i tij, Konjufca në Prishtinë
Gjatë ditës së djeshme, në Kosovë për vizitë zyrtare erdhi kryetari i parlame...
-
Manastiri i Graçanicës si këmbimore, thyen eurot për dinarë
Janë kulte fetare e veprimtaria e tyre do të duhej të ishte predikimi i fesë,...