Fun & Video

Programi kompjuterik tregon se sa të lumtur janë çiftet, duke u bazuar në zërin e tyre

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 16 May 2017

Hulumtuesit në Shtetet e Bashkuara, pretendojnë se e kanë zbuluar një algoritëm kompjuterik, që tregon deri në 79 për qind, se sa i lumtur është një çift bashkëshortor.

Në një hulumtim të bërë nga ekspertët e USC Viterbi School of Engeneering në Kaliforni dhe Universiteti Utah, pretendojnë se kanë zbuluar algoritmin që cakton nivelin, ritmin, “ankthin” dhe “zbehjet” në zërin e çifteve, duke treguar se sa të lumtur janë.

Për studimin e botuar në zhurnalin Proceedings of Interspeech, hulumtuesit i kanë regjistruar zërin e 100 çifteve, që kanë marrë pjesë në një qendër për këshilla bashkëshortore, gjatë një periudhë dyvjeçare.

-Advertisement-

Ata e kanë shikuar edhe statusin martesor të çifteve, për pesë vite tjera, transmeton Telegrafi.

Sipas tyre, algoritmi që kanë gjetur, mund të gjej me një saktësi prej 79 për qind, nëse çifti kanë probleme martesore – më mirë se ekspertët e këshillimit, që përdorin metodat e tyre.

Me anë të këtij programi, mund të shfaqet një pjesë e karakterit, të cilën nuk mund ta shohin edhe ekspertët më të mëdhenj që merren me çështjen e çifteve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera