Lajme

Profili i kandidatit të PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj (foto)

Autori: Gazeta inFokus 21:00 | 22 August 2017

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë publike edhe zyrtarisht emrat e saj për kryetar komunash të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Në disa prej komunave, PDK-ja ka propozuar disa emra befasi duke i sjell nga jashtë partisë.

Njëra nga komunat ku PDK-ja duket se është e interesuar ta fitojë sërish është Prizreni, duke sjell nga jashtë partisë një figurë që nuk ka qenë asnjëherë në politikë por mjaft e njohur në Prizren.

Bëhet fjalë për Shaqir Totaj,  prej themeluesve të parë të Administratës Tatimore në Prizren dhe njëri prej top-menaxherëve në këtë institucion për vite me radhë.

-Advertisement-

Por, kush është Shaqir Totaj?

Gazeta Express ju sjell një profil të shkurtër të kandidatit të PDK-së për kryetar të Prizrenit i cili për herë të parë në këtë qytet, vjen nga jashtë strukturës së partisë.

Totaj aktualisht është Menaxher i degës së ATK-së në Prizren, pozitë të cilën e ushtron prej vitesh. Si bartës i kësaj pozite, Totaj ka ndjekur një program prestigjioz trajnimi në vitin 2009-2010 në Universitetin e Uashingtonit të mbështetur nga Ambasada amerikane me temën “Menaxhmenti dhe lidershipi në sektorin publik”.

Në këtë fushë, Totaj është certifikuar edhe si ekspert ndërkombëtar për performancë në administratën tatimore nga FMN-ja në Uashington në vitin 2015.

Totaj nuk është i angazhuar për vite të tëra vetëm profesionalisht. Në Prizren, e njohin edhe si një aktivist i sportit ku nga viti 2011 është Kryetar i klubit të basketbollit Bashkimi në Prizren.

Ndërsa nga viti 2013 ai është edhe nënkryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera