Profesori për çështje të sigurisë thotë se Serbia qëndron prapa sulmit të sotëm

Autori: Gazeta inFokus
18:47 | 15 April 2022
Profesori i çështjeve të sigurisë, Fatmir Qollakaj, ka thënë se sulmet me granata dore dhe kallashnikov në pikën kufitare në Zubin Potok janë vazhdim i skenarit të Serbisë.
“Sulmet e sotshme janë, në një mënyrë apo tjetër, në harmoni me skenarë të ndryshëm tashmë të njohur për neve për vite të tëra, sidomos në këtë fazën kur kemi edhe luftën në zemër të Evropës dhe kërcënimet, provokimet dhe shantazhimet e vazhdueshme që Serbia bën përmes grupeve kriminale, përmes strukturave paralele apo dhe instrumentalizimit të qarqeve të caktuara”.
“Retorika përçmuese dhe kërcënuese e presidentit Aleksandar Vuçiq në kontinuitet dhe këto veprime i shoh në skenarin që Serbia e ka në vazhdimësi për destabilizim të veriut të Kosovës, si dhe për të përhapur frikë dhe pasiguri te qytetarët e Kosovës, dhe për të treguar se shteti i Kosovës është i dobët”.
Ai, në Klan Kosova, ka lënë të nënkuptohet se prapa këtij sulmi qëndron Serbia.
“Në vazhdimësi, herë më shumë e herë më pak, herë drejtpërdrejt e herë në mënyrë të tërthortë, sepse grupet kriminale dhe strukturat paralele janë të inkurajuara në vazhdimësi nga Republika e Serbisë, herë në mënyrë deklarative dhe të drejtpërdrejtë e herë në mënyrë të tërthortë”.Profesori i çështjeve të sigurisë deklaroi se sulmi i ditës së sotme ka qenë më serioz dhe më i rrezikshëm i cili ka mundur të përfundojë me viktima.
“Vetë gjuajtja mbi Policinë e Kosovës nga strukturat e dyshuara kriminale dhe ato që janë në prapaskenë e që realizojnë objektivat e synuara nga Serbia përmes skenarëve të ndryshëm është shqetësuese natyrisht, por jam i prirur që këto shqetësime të menaxhohen në kuptimin që janë të pritshme. Nuk pres më mirë dhe më tepër nga Serbia kur në vazhdimësi kreu i shtetit, Aleksandar Vuçiq, kërcënon, nënçmon dhe përçmon shtetin e Kosovës”.Qollakaj ka thënë se në të gjithë sektorët e sigurisë të rritet vigjilenca dhe të ketë koordinim shumë më të madh me KFOR-in.

Të tjera
-
OBSH: Shumë sëmundje lindin si pasojë e vetmisë
Çdo i gjashti në botë vuan nga vetmia, e cila, së bashku me izolimin social, ...
-
Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it
Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari ishte pjesëmarrës në Ceremoninë e Ndërri...
-
Samiti për Planin e Rritjes, komisionerja e BE-së mbërrin në Maqedoninë e Veriut
Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, mbërriti sot në Shkup për takimi...
-
Zgjedhjet komunale, subjektet politike mund ta paraqesin aplikimin edhe online
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha...
-
“Pas vjeshtës të gjejë punë tjetër”, reagimet nga LDK-ja pas deklaratës së Kurtit për Ramën
Vendosja e një gurthemeli të një çerdheje në Bardhosh të Prishtinës, paradite...
-
Shoqëria Civile e revoltuar me bllokadën në Kuvend: Dehari instrument i bllokadës, Gjykata ishte e qartë
Mbi 50 organizata të shoqërisë civile në Kosovë kanë reaguar me shqetësim të ...
-
68.6% kalueshmëria e Provimit të Maturës
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publ...
-
Nga 1 korriku edhe Policia e Kosovës patrullon në Shqipëri
Në kuadër të sezonit veror dhe rritjes së fluksit të qytetarëve që udhëtojnë ...
-
Berisha e përcakton fatin e koalicionit aktual me LDK-në në Prishtinë
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Bekë...
-
Tre policët në Klinë arrestohen për dhunë ndaj një të dyshuari
Pas grumbullimit të provave dhe analizimit të tyre, Prokuroria Themelore në P...
-
Momenti kur policët keqtrajtojnë të dyshuarin gjatë arrestimit në Klinë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendim...
-
Ndalohet importi i gjedheve nga Italia pas shpërthimit të sëmundjes së lëkurës, nga AUV thonë se në Kosovë nuk ka rrezik
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga sot ka vendosur masën e ndalës se pë...