Profesori në Prishtinë hedh flamurin kombëtar në kosh, pezullohet nga detyra
Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 28 November 2024
Një profesor i lëndës së gjuhës angleze në shkollën “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, është pezulluar nga puna, për shkelje të rëndë.
I njëjti siç njofton drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, përdhosi simbolet e kombit shqiptar, duke hedhur në kosh të plehrave gjatë një ore mësimi, flamurin kuq e zi.
Pezullimin e tij e bëri të ditur, vet drejtoresha në reagimin e saj kundër përdhosjes së simboleve kombëtare shqiptare.
Ajo theksoi se ky incident është një veprim i papranueshëm, që është i dëmshëm për edukatën e brezit të ri dhe për krenarinë kombëtare, duke shtuar se profesori do të përballet me pasojat ligjore për sjelljen e tij.
Tutje mësohet se i njëjti profesor, dyshohet ta ketë përjashtuar nga shkolla një nxënëse e cila kishte shkuar në shkollë me plis në kokë dhe veshje me motive kombëtare shqiptare.
Ky është njoftimi i plotë i saj:
JO PËRDHOSJES SË SIMBOLEVE KOMBËTARE
Të dashur qytetarë,
Me shumë keqardhje kemi marrë lajmin për një incident të papranueshëm, ku një profesor gjatë mësimdhënies ka shkelur rëndë respektin ndaj simboleve tona kombëtare. Në një ditë festive, kur duhej të ndihmonte fëmijët të shijonin dhe ndiheshin krenarë për identitetin e tyre, ai e hodhi flamurin kombëtar në koshin e mbeturinave.
Ky veprim është një shkelje e rëndë e çdo morali, etike dhe norme juridike.
Kosova është shtet demokratik dhe laik, ku simbolet kombëtare gëzojnë respekt të pakushtëzuar në çdo institucion, dhe askush nuk ka të drejtë t’i përdhosë ato.Në këtë rast, ju njoftoj se profesori është pezulluar menjëherë nga detyra dhe do të përballet me pasojat ligjore për këtë sjellje të papranueshme.
Kosova e ka ndërtuar shtetin e saj mbi vlerat e respektit dhe krenarisë për simbolet kombëtare, dhe asnjë individ nuk duhet të ketë mundësinë t’i shkelë ato, e asnjëherë në institucionet e arsimit.Le të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të simboleve tona kombëtare!
Faleminderit
Të tjera
-
Grenell uron shqiptarët për 28 nëntor, i falendëron që votuan Trumpin dhe mundësuan fitore në Michigan
Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka uruar shq...
-
“Ai është flamuri më i bukur në botë” -Pamje spektakolare, flamuri i Shqipërisë përmes helikopterëve
Për ditën e 28 nëntorit ku sot Shqipëria feston 112 vite, është parë flamuri ...
-
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
Përzgjedhje e gjërë në shumë artikuj kryesor me çmime të mahnitshme E PREM...
-
Flamuri kuqezi dhe tullumbacet pushtojnë qiellin e Tiranës në Ditën e Pavarësisë
Në sheshin “Skënderbej” të mbushur plot me qytetarë nga të gjitha trojet shqi...
-
Zemra mal, shikoni si ia krisin këngës folklorike në mes të sheshit të Prishtinës
Sheshet e Prishtinës më 28 nëntor janë mbushur me flamuj kuq e zi dhe me simb...
-
Rrëfimi i Donika Shahini Lamit për familjen Jashari, Ilaz Kodrën dhe luftën e UÇK-së
Donika Shahini Lami ishte vetëm 19 vjeçare kur nisi të angazhohej si gazetare...
-
Rexhep Selimi paraqitet në Speciale me simbolin e UÇK-së
Katër ish-krerët e Ushtrisë Çirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hag...
-
Atmosferë e jashtëzakonshme në sheshin e Prishtinë, 28 nëntori festohet me tupana e me valle (PAMJE)
Dita e Pavarësisë, është një nga festat më të rëndësishme kombëtare në histor...
-
Mijëra kosovarë quhen “Ismail” – simbolikë e lidhur me arkitektin e Pavarësisë së Shqipërisë
A e dini se në Kosovë, emrin Ismail e mbajnë më shumë se 3 mijë e 800 qytetar...
-
Lajçak në Greqi, diskuton aspektet e sigurisë së dialogut Kosovë-Serbi dhe sfidat e rreziqet në Ballkan
Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka marrë pjesë në...
-
Ja çka shkruhej në Aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë
Historiani Agron Islami ka publikuar Aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqip...
-
“Gëzuar nga zemra ditën e pavarësisë së Shqipërisë”, Ahmeti uron 28 Nëntorin
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar Shqipërinë në ditën e Pavarësisë së tyre. ...