Lajme

Profesori Latifi shpjegon propagandën duke marrë për shembull ballistët dhe partizanët

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 14 February 2023

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka postuar një shkrim në Facebook ku ka shpjeguar konceptin e propagandanës duke marrë për shembull ballistët dhe partizanët.

Latifi, në shkrimin e ti tregon se si gjatë kohës së komunizmit tregohej nëpër televizorë se partizanët ndanin çdo kafshatë të bukës me popullin, por që kjo u demantua me ardhjen e demokracisë ku u pa se lideët partizanë ishin ata që shpenzonin më së shumti, ndërkohë që populli vuante ekonomikisht.

“Në ata filmat e kohës së komunizmit na tregohej qysh partizanët e ndanin me popullin kafshatën e gojës, ndërsa ballistët shtroheshin rreth sofrave me mish e raki. Shembull tipik ka qenë filimi “I teti në bronz”. Kur u shemb komunizmi dhe dolën në dritë dokumentet, u pa se e vërteta ishte krejt e kundërt: qingjat dhe pulat e fshatarëve kryesisht ishin sakrifiku në sofrat e partizanëve, bashkë me bucelat e rakisë, ndërsa ballistët e shkretë mezi e shuanin urinë. Çka t’bën propaganda!”, shkruan Latifi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera