Lajme

Profesoresha Lea Ypi shqiptarja e parë e zgjedhur në Akademinë Britanike

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 19 July 2024

Akademia Britanike ka zgjedhur 86 studiues nga shkencat humane dhe shoqërore për “Fellowship”, mes tyre edhe profesoreshën Lea Ypi, profesoreshë e Teorisë Politike, që ka ligjëruar në shkollën e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër.

Si shqiptarja e parë e zgjedhur anëtare e Akademisë Britanike, Ypi është shprehur e lumtur që është bërë pjesë e kësaj akademie.

“E gëzuar dhe e nderuar që jam zgjedhur anëtare e Akademisë Britanike, si shqiptarja e parë”, ka shkruar ajo në rrjetin social ‘Facebook”.

-Advertisement-

Përmes një artikulli të publikuar nga ‘Akademia Britanike’ thuhet se nga anëtarët e rinj të zgjedhur këtë vit, 52 u zgjodhën nga 21 universitete në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe 30 “Fellows” Ndërkombëtarë u zgjodhën nga universitete jashtë shtetit

“Ne jemi të kënaqur të mirëpresim grupin e Fellows të këtij viti dhe unë ofroj urimet e mia më të ngrohta për secilin. Që nga ditët më të hershme të Akademisë, anëtarët tanë janë burimi jetësor i organizatës, duke përfaqësuar më të mirën e disiplinave tona – dhe ne nuk mund të bënim gjithçka që bëjmë pa ekspertizën, kohën dhe energjinë e tyre. Mezi pres të punoj ngushtë me Fellows tanë të rinj – gjerësia dhe thellësia e ekspertizës së tyre i shton aq shumë Akademisë”, është shprehur Presidentja e Akademisë Britanike të Profesorëve Julia Black.

Ndryshe Akademia Britanike është Akademia Kombëtare e Mbretërisë së Bashkuar për shkencat humane dhe sociale. Akademia Britanike i mobilizon këto disiplina për të kuptuar botën dhe për të krijuar një të ardhme më të ndritshme. Akademia Britanike u krijua nga Royal Charter në 1902.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera