Rozë

Produksioni harron hapur mikrofonat – bëhet virale një video e Olta Gixharit në ‘dhomën e rrëfimit’

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 27 March 2023

Tashmë syrit të publikut nuk mund t’i shpëtojë asnjë detaj në lidhje me ngjarjet apo veprimet që bëhen në Big Brother VIP Albania.

Ndonëse reagimet në rrjet janë të shumta, shpesh ka pasur aludime edhe për lojën e aktores Olta Gixhari brenda.

E së fundmi është bërë virale një video, ku në sfond dëgjohet zëri në ‘dhomën e rrëfimit’ dhe Olta.

-Advertisement-

Zëri që dëgjohet i thotë që të mendohet, gjersa Gixhari thotë se ka menduar po nuk ka asgjë.

Aktorja më tej pyetet nëse është e lumtur e kjo e fundit pohon që po, duke shtuar ‘se kur do bëhet publike’.

Olta: Po, deri tani po. Po pas 2 javësh jepet fiks?

Ndërkohë nuk dihet se cila ishte kërkesa e Oltës dhe se çfarë do të publikohet pas dy javëve.

Veç kësaj, gjatë spektakleve nuk janë diskutuar asnjëherë ofendimet dhe gjestet që ka bërë artistja, duke bërë kështu që të spekulohet për një ‘marrëveshje’ me produksionin. /Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera