Lajme

Prodhuesit kundër pagesës në Rrugën e Kombit

Autori: Gazeta inFokus 07:54 | 04 April 2018

Prodhuesit shqiptarë kanë dalë kundër pagesës së rrugës Durrës-Kukës, me argumentin se goditen në vlera të konsiderueshme eksportet shqiptare drejt Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve, Arben Shkodra, deklaron se Qeveria e Shqipërisë ka bërë gafa me marrëveshjen koncesionare në dëm të prodhuesve dhe eksportuesve shqiptarë, pasojat e të cilave do t’i ndiejë ekonomia.

“Ne kemi parë me shqetësim situatën e krijuar së fundmi, në lidhje me përplasjet e forta sociale, që ndodhen në rrugën Milot-Morin, e cila ka sjellë një reagim të fortë, qoftë të qytetarëve kuksianë, por edhe të sipërmarrjes në vend. Kjo situatë ka krijuar një pakënaqësi sociale të paevitueshme, por edhe vështirësi të shumta për sipërmarrjen prodhuese – eksportuese, sidomos ato që prekin tregun e Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera