Prodhuesi i iPhone-it ofron pagesë për gjetjen e punëtorëve të rinj

Autori: Gazeta inFokus
08:21 | 01 December 2022
Foxconn, kompania që prodhon telefonat iPhone të kompanisë amerikane, Apple, është duke rritur përpjekjet për rekrutim të punëtorëve, pas trazirave në fabrikën më të madhe të saj që gjendet në Zhengzhou të Kinës.
Punëtorët që me sukses e referojnë një mik apo anëtar të familjes për të punuar në fabrikë, do të shpërblehen me 141 dollarë.
Ky vendim është marrë pas disa pamjeve që janë publikuar javën e kaluar në rrjetet sociale, në të cilat janë parë protestues të zemëruar brenda fabrikës.
Vetë Apple ka paralajmëruar se dërgesat e modelit iPhone 14 do të vonohen për shkak të kufizimeve për koronavirus.
Muajin e kaluar, Foxconn ka kërkuar falje për një “gabim teknik” që ka ndodhur në sistemin e pagesave, pas nisjes së protestave në fabrikë.
Punëtorët është thënë se kanë protestuar kundër masave të rrepta për luftim të pandemisë së koronavirusit, si dhe për mosmarrje të pagës. Punonjësit shëndetësorë me pajisje mbrojtëse kundër COVID-19 duke lëvizur me biçikleta përgjatë një rruge në Pekin. 24 nëntor 2022.
Disa analistë kanë paralajmëruar se protesta dhe politika për menaxhim të pandemisë kanë pasur rol të madh në prodhim, në atë që njihet si “qyteti i iPhone-it” pak para nisjes së sezonit të festave.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë, ka raportuar 36.061 raste të reja me koronavirus të mërkurën, rreth 1 mijë më pak sesa të martën. Politika kineze për zero raste me koronavirus dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike në botë, janë duke pasur ndikim të madh në ekonominë e Kinës.
Aktiviteti në fabrika, në ekonominë e dytë më të madhe në botë, është tkurrur më shumë sesa është pritur në muajin nëntor.
Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës. Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.
Më shumë se 6.5 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili.

Të tjera
-
Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bom*bë janë prirjet totalitare të LVV-së
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, deputetja Vlora Çitaku, tha se kërcënimi ...
-
Reqica: Ndjehem i sigurt, e besova nga fillimi se alarmi për bom*bë ishte i rrejshëm
Deputeti i PDK-së, Elmi Reqica, tha se ndjehet i sigurt për pjesëmarrje në se...
-
Haradinaj për qëndrimin e Berishës: Shumë mirë ka thënë – ta shohim si votoj kur vjen momenti
Kryetari dhe deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka komentuar deklaratën e...
-
Haradinaj: Kurti e ka nda mendjen për me bo keq e më keq
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, akuzoi kreun e VV-së, Albin Kurti, për bllok...
-
Gashi: Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet në mënyrë të hapur
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se votimi për kryetar të Kuvendit du...
-
Zemaj: Besojmë që VV-ja do ta gjejë mirëkuptimin që ta kryejë procedurën e zgjedhjes së kryeparlamentarit
Deputeti Armend Zemaj sot para seancës për konstituimin e Kuvendit u shpreh s...
-
Bogujevci: Duhet ta përfundojmë votimin e fshehtë pastaj mund të dalim në të hapur
Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, ka thënë procedurat për votim janë të q...
-
Lushaku-Sadriu: Jo, nuk jam e informuar nëse do të ketë mocion për çështjen e ndërrimit të votimit
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se nuk është e inform...
-
Pas alarmit për bom*bë, salla plenare gati për seancën e 42-të
Deputetët e legjislaturës së nëntë kanë nisur të mblidhen për herë të 42-të n...
-
Berisha: Unë do ta votoj bash kë ta qesin
Deputeti i betuar i AAK-së, Bekë Berisha para seancës së radhës për konstitui...
-
Shkon në 27 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas, 9 prej tyre fëmijë
Të paktën 27 persona kanë humbur jetën në përmbytjet shkatërrimtare që kanë g...
-
Hamiti: VV-ja e ka katandisur keq Kosovën, votuesit e saj duhet ta shohin këtë – bota e ka parë tashmë
Muhamet Hamiti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se prej që Lëvizja...