Lajme

Prodhimet shqiptare bllokohen në Kukës, shkak vendimi i Kurtit për targat serbe

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 16 June 2023

Dhjetëra kamionë të ngarkuar me prodhime shqiptare janë bllokuar prej dy ditësh në pikën kufitare të Morinës në Kukës.

Shkak është bërë vendimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të ndaluar çdo automjet të transportit të mallrave me targa serbe për të hyrë në territorin e vendit, por kjo ka dhënë efekte negative edhe për prodhimet shqiptare, shkruan Tvklan.

Drejtuesit e kamionëve thonë se ndalimi ka ardhur pa paralajmërim, pavarësisht se malli është shqiptar dhe destinacion ka Kosovën dhe Serbinë.

-Advertisement-

Ata bëjnë thirrje që tregtia të mos bëhet viktimë e politikës.

Radhë të gjata kamionësh janë shënuar prej 2 ditësh edhe në pikat e tjera doganore të Kosovës, sidomos ato me Serbinë në veri të vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera