ProCredit Bank “shkelë” kontratat me klientë, rritë çmimet për mirëmbjajtje të llogarive
Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 05 June 2017
ProCredit Bank, si njëra ndër bankat më të mëdha në vend është denoncuar publikisht nga një klient i saj për shkelje të kontratës për mirëmbajtjen e llogarisë bankare.
Safet Fazliu, si njohës i ekonomisë dhe si drejtor i një organizate joqeveritare, ka treguar se kur e ka hapur llogarinë bankare, mes tij dhe bankës ishte nënshkruar një kontratë dypalëshe (klient-bankë) në të cilën ishte përfshirë edhe kostoja prej 1.00€/Muaj për “mirëmbajtje” të llogarisë së biznesit dhe 0.70€/Muaj kostoja për llogarinë private.
Mirëpo, tash ai ka mësuar se ajo kontratë është shkelur në mënyrë të njëanshme nga banka.
Për rrjedhoj çmimet e mirëmbajtjes së xhirollogarisë janë rritur.
“Për ‘mirëmbajtje’ të llogarisë së biznesit paska vendosë me na i marrë, jo më nga 1.00€ po nga 5.00€/Muaj (apo 400.00% më shumë), ndërsa për llogaritë private jo më nga 0,70€ por nga 2.00€/Muaj (185.71% ma shumë)”, ka shkruar Fazliu në llogarinë e tij në Facebook.
“Sipas kësaj ‘rregulle’, po i bije që banka, në mënyrë të njëanshme (arbitrare), kur të donë, sa herë të donë dhe sa të donë merr para nga llogarit tona?”, ka shtuar ai.
Se kjo që thotë ky klient është e vërtetë e ka konfirmuar për AktivPress edhe operatori i Qendrës së thirrjeve në ProCredit Bank, Gent Shllaku.
“Është e vërtetë se prej 1 qershorit 2017 e kemi marrë këtë vendim dhe së shpejti do ta bëjmë publike atë. Në bazë të kushteve të bankës e kemi ndryshuar koston”, ka thënë ai.
I pyetur nëse është e vërtetë që Banka nuk i ka njoftuar paraprakisht klientët e saj për këtë rritje të çmimeve të mirëmbajtjes, ai ka pohuar se është e vërtet.
“S’e kemi parë të nevojshme që të konsultohemi me klientët paraprakisht. Thjesht nëse ata kanë ndonjë ankesë apo paqartësi mund të drejtohen në ProCredit, apo për ankesa edhe në Bankën Qendrore të Kosovë”, ka deklaruar Shllaku.
AktivPress ka pyetur edhe disa qytetarë nëse janë në dijeni për këtë vendim të ProCredit Bank, por asnjëri nuk ka pasur përgjigje pozitive.
Safet Fazliu, ai që e ka denoncuar në mënyrë publike këtë rast, ka thënë se ky fenomen duhet të jetë alarm për Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), që në përgjegjësinë e saj, si rregullatorë dhe mbikëqyrës i tregut bankar, të merr masa urgjente për ndalimin dhe ndëshkimin e kësaj mënyre të dëmtimit të klientëve nga PCP (me bankat tjera nuk kam përvojë, s’di si veprojnë në këtë aspekt)./AktivPress
Të tjera
-
Hoti: Nuk lejojë të më njolloset emri
Koperativa Krusha dhe zonja Fahrije Hoti, sot kanë mbajtur një konferencë për...
-
Emocionon Fahrije Hoti: Asnjëherë si këtë vit nuk janë etiketuar gratë e Krushës, e lus ministrin të mos merret me ne
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, në një konferencë për media k...
-
Fahrije Hoti: Si Kooperativë nuk jemi përkrahur asnjëherë nga Ministria e Bujqësisë që nga viti 2015
Fahrije Hoti udhëheqëse e Kooperativës Krusha ka folur pas reagimeve të shumt...
-
Rama: Për viktimat e dhụnës në familje, kemi krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje financiare
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Komuna e Prishtin...
-
Fahrije Hoti e demanton Faton Pecin që tha se ajo ishte paditur nga Memli Krasniqi sa ishte ministër i Bujqësisë
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, ka demantuar ministrin e Bujq...
-
Nis procesi gjyqësor për zhdukjen e mjekut të UÇK-së, mungon pala e dyshuar
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në ras...
-
Homologët parlamentarë mbajnë takim bilateral
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim zy...
-
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Halil Qadraku është dëshmitari i ri i Prokurorisë, i cili filloi dhënien e dë...
-
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të pjesëmarrjes n...
-
Nis procesi gjyqësor për zhdukjen e mjekut të UÇK-së, mungon pala e dyshuar
Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në...
-
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari
Pas hapjes së katër portave shtesë dhe duke shtuar hapësirat për procesimin e...
-
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Kandidati prorus, Cailn Georgescu, po prin në zgjedhjet presidenciale të Ruma...