Proçesi i liçensimit të klubeve, komisioni nis verifikimin e dokumentacionit

Autori: Gazeta inFokus
15:23 | 20 April 2018
Sektori i Liçensimit në FSHF njofton se ka përfunduar proçesi i Liçensimit të klubeve (paraqitja e të gjithë dokumentacionit të çdo kriteri nga ana e klubeve) aplikantë për një Liçensë në kompeticionet e UEFA-s në futboll, përkatësisht në: UEFA Champions League, UEFA Europa League, dhe UEFA Youth League, shkruan infokusi.
Siç edhe jeni në dijeni ky proçes ka filluar që nga muaji Dhjetor 2017 në të cilin Klubet Aplikante janë kontaktuar disa herë nga sektori i Liçensimit, si dhe janë thirrur në seminare trajnimi dhe asistimi, të cilat janë organizuar në FSHF gjatë muajve Janar dhe Shkurt 2018.
Gjithashtu, Klubet Aplikante për liçensë janë asistuar dhe monitoruar gjatë të gjithë kësaj periudhe nga ana e FSHF-së, (sidomos në përmbushjen e detyrimeve të Kriterit Financiar).
Proçesi sipas afateve të vëna nga UEFA përfundoi në 31 Mars 2017.
Gjatë kësaj periudhe Klubet Aplikante për Liçensë kanë paraqitur të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të pesë kriteret që kërkon UEFA për të përmbyllur këtë proçes:
1- Kriterin Sportiv
2- Kriterin e Infrastrukturës
3- Kriterin e Administratës & Personelit
4- Kriterin Ligjor
5- Kriterit Financiar
I gjithë dokumentacioni që Klubet Aplikante paraqitën në FSHF (gjatë muajit Prill 2017) i është vënë në dispozicion ekspertëve të çdo Kriteri, të cilët, pasi të bëjnë vlerësimet e tyre do të japin edhe konkluzionet përkatëse. Aplikimin për Liçensë për pjesëmarrje në kompeticionet Europiane e përfunduan të dhjetë ekipet e Ligës Superiore.
Pasi të vijnë konkluzionet e ekspertëve të të gjitha Kritereve, Komisioni i Liçensimit të Klubeve pranë FSHF-së do të mblidhet javën e ardhëshme për të dhënë, ose për të refuzuar liçensat për të gjithë klubet aplikante, sipas dokumentacionit të dorëzuar në bazë të kritereve të kërkuara.
Sidoqoftë edhe në përfundim të mbledhjes së Komisionit përkatës, FSHF shikon jashtëzakonisht shumë prioritare integritetin e garës së mbetur në vijim, dhe moscënimin e saj, dhe në një moment oportun këto vendime do të bëhen publike. /infokusi.com

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ku lokalis...
-
Pesë studente të Fakultetit Juridik të UP-së kualifikohen në rundet finale të garës së drejtësisë në Gjermani
Pesë studente të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës janë k...
-
Presidenca, PSRK-së: Nëse vërtetë qenka caktuar prokurori, pse nuk u njoftua Policia?
Gjatë ditës së premte, nga Presidenca e Kosovës thanë se ende nuk është caktu...
-
Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës
Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Bu...
-
Prokuroria Speciale ka caktuar prokurorin që do të hetojë rastin e kanosjes ndaj presidentes Osmani
Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka bërë të ditur se i ka ndërmarrë të gj...
-
Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër, 24 maj, nga ora 09:00 do të fil...
-
BE përmbledh vizitën e parë të Kallas në Kosovë: Stabiliteti varet nga dialogu, jo nga konfrontimi
Bashkimi Evropian përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka bërë nj...
-
Kërçeli: Kurti e Limaj kanë biseduar në 48 orët e fundit për të dalë nga ngërçi
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka thënë se kreu i VV-së, Alb...
-
Momenti kur Dimal Basha nervozohet në studio “O fajin kryesorë për bllokimin e Kuvendit e ka Lumir Abdixhiku”
Seanca e Kuvendit të Kosovës sot ka dështuar për të 20-tën në konstituimin e ...
-
Maturantët serb bënë thirrje shoviniste dhe ngritën tre gishtat – reagon Sveçla
Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka thënë se gjatë manifestimit...
-
Osmani përmbyll vizitën dyditore në Zvicër: Historike për Republikën e Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën dyditore në Zvicër. Atje, a...
-
Konfirmohen dy raste me Linë e Majmunit në Shkup
Janë konfirmuar dy raste të lisë së majmunëve në Maqedoninë e Veriut. Bëh...