Lajme

Prizrenasi rrah gruan e tij, arrestohet nga policia

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 01 December 2022

Një person është arrestuar të mërkurën në Prizren pasi që kishte sulmuar fizikisht gruan e tij, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër kosovare. Si pasojë e rastit i dyshuari dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera