Lajme

Prizrenasi që e mbyti rrufeja ishte veteran i UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 03 June 2022

Një person ka humbur jetën pasditen e së enjtes në fshatin Petrovë të Prizren, i cili derisa ishte duke e drejtuar traktorin, dyshohet se është goditur nga rrufeja, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Personi që humbi jetën ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

-Advertisement-

Kështu ka njoftuar Komandanti i Njësisë Speciale të Operacionit Shigjeta në Gorozhup, Bashkim Hoxha, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, i cili ka thënë se në fillimit të viteve të 90-ta ai ka qenë aktivist i organizatës së fshehtë “Komiteti Kombëtar Shqiptar për Bashkimin e Trojeve”.

“Ka qenë furnizues i njësive të UÇK’së dhe më vonë pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në front si pjesëtarë brig 28/128s, ZOP. Rexhepi gjatë luftës për liri, për hir unitetit të shqiptarëve e pati falur edhe gjakun e babait”, ka shkruar Hoxha./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera