Lajme

Prizren: Policia jep detaje për vdekjen e burrit nga rrufeja

Autori: Gazeta inFokus 09:03 | 03 June 2022

Një person ka humbur jetën pasditen e së enjtes në fshatin Petrovë të Prizren, i cili derisa ishte duke e drejtuar traktorin, dyshohet se është goditur nga rrufeja, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Gjithashtu, është bërë e ditur që si pasojë e shkëndijës së zjarrit është djegur edhe traktori.

-Advertisement-

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori me vendim të së cilit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Si pasojë e shkëndijës së zjarrit po ashtu është djegur edhe ngarkesa që kishte në traktor. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera