Lajme

Prizren, gjendet i vdekur një 70-vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 29 July 2023

Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete mesditën e së shtunës në banesën e tij në Prizren, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin për Infokus re ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, policia ka marrë informacione që i moshuari ka pasur edhe probleme shëndetësore.

-Advertisement-

Derisa, Bytyqi njofton se në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja dhune.

“Sot rreth orës 12:00 policia në Prizren është informuar se në rrugën “Hamit Thaqi” në Prizren,  një person i moshës 70-vjeçare gjendet në banesën e tij dhe nuk përgjigjet në telefon. Policia ka marr informacione se i njëjti përveç moshës ka edhe probleme shëndetësore, andaj është vendos që të hapet dera me forcë.  Dera është hap nga zjarrfikësit dhe brenda banesës është gjet personi pa shenja jete, në trupin e viktimës e as në banesë nuk vëreheshin shenja dhune”, ka thënë ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera