Sport

Privilegjet e Neymarit shkaktojnë termet në Paris

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 25 October 2017

Lojtarët e Paris Saint-Germain janë të tronditur nga privilegjet që ka Neymar te skuadra nga Parisi.

Neymar shkoi te Paris Saint Germain për të shpëtuar nga “hija” e Leo Messit dhe me synimin për të bërë hapin e fundit drejt shndërrimit në futbollistin më të mirë në botë.

Ambientimi në Francë ishte shumë i mirë dhe braziliani shkëlqeu menjëherë, por, sipas “Le Parisien”, ai gëzon disa privilegje që nuk i pëlqejnë shokëve të tjerë të skuadrës.

-Advertisement-

Një prej tyre është se Neymar udhëton me një valixhe tjetër nga ajo e Edison Cavanit me shokë, përcjell Top Channel.

Privilegje të tjera janë më të “rënda” për lojtarët e tjerë. Një prej tyre është se Neymar ka dy fizioterapistë që e ndjekin në çdo ndeshje.

Edhe Ibra ka pasur një fizioterapist të veçantë, por ai merrej edhe me futbollistët e tjerë kur këta kishin nevojë. Fizioterapistët e Neymar nuk e bëjnë këtë.

Gjithashtu, gazeta franceze thotë se Neymarit nuk mund t’i ndërhyjnë ashpër në stërvitje dhe se braziliani ka leje për të mos ndihmuar në fazën mbrojtëse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera