Privatizimi: bilanci i një procesi
Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 26 May 2017
Procesi i privatizimit në Kosovë nuk është i krahasueshëm me privatizimet në shtetet tjera, për shkak të specifikave të veta politike dhe ekonomike dhe nuk ka qenë uniform në të gjithë rajonin, pasi që pozicionet fillestare kanë qenë të ndryshme. NSH-të e Kosovës janë dezintegruar për më tepër se një dekadë nga masat e dhunshme para luftës.
E tërë makineria funksionuese në fabrikat me nam në Kosovë gjatë gjithë asaj kohe është shkatërruar pothuajse në tërësi, dhe objektet ekzistuese duke qenë pa mirëmbajtje dhe asnjëfarë kujdesi janë rrënuar dhe amortizuar.
Kosova është shtet që ka pësuar shumë gjatë luftës dhe NSH-të nuk kanë qenë të përjashtuara nga ky proces.
Me gjithë vështirësitë dhe pengesat e njëpasnjëshme që Serbia i paraqiste në vazhdimësi me pretendimet e saj kreditore për Ndërmarrjet Shoqërore, Kosova kishte arritur të filloj procesin e privatizimit duke themeluar Agjenci të Pavarur të Privatizimit. Ndërkaq për të gjitha kërkesat Kreditore dhe Pronësore kishte themeluar Dhomën e Veçantë e Gjykatës Supreme.
Donatori kryesorë në procesin e Privatizimit në Kosovë ishte fillimisht nga BE shtylla e IV-të e UNMIK-ut e pararendëse e AKM-së dhe donatorët e tjerë si USAID etj. AKM e përfundoi mandatin e saj në vitin 2008 me Shpalljen dhe Kurorëzimin e Pavarësisë së Kosovës. Pas pavarësimit të vendit, në qershor të vitit 2008 Agjencia Kosovare e Privatizimit u themelua nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me mandat të qartë të transformimit të pronës shoqërore të regjistruara në emër të ish Ndërmarrjeve shoqërore, transformim ky i rëndësishëm në rindërtimin dhe zhvillimi ekonomik të Kosovës dhe mirëqenies së qytetarëve.
AKP nga privatizimi i aseteve të ndërmarrjeve shoqërore ka grumbulluar rreth 661 milionë €uro, me gjithsej 1,295 asete të shitura. Nga ky fond deri më tani janë paguar në emër të 20% për punëtorët e kualifikuar rreth 110 milionë euro ndërkaq në emër të kërkesave kreditore janë paguar rreth 20 milionë euro.
Pas privatizimit të një ndërmarrje shoqërore, pra pas shitjes së të gjitha aseteve, ajo ndërmarrje i nënshtrohet procesit të likuidimit me ç’rast të gjitha kërkesat e punëtorëve të kualifikuar për 20% dhe kërkesat kreditore duhet përmbushur. Pas shlyerjes së këtyre kërkesave dhe obligimeve të tjera financiare fondet tepricë të mbetura nga shitja e asaj ndërmarrje derdhen në buxhetin e Kosovës. AKP ka derdhur në buxhetin e Kosovës nga fondet tepricë deri më tani mbi 90 milion euro.
Fondi rezervë nga privatizimi në shumën prej 464 milionë euro mbahet në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. Sidoqoftë Bordi dhe menaxhmenti i AKP-së, bashkë me Qeverinë e Kosovës, kanë shqyrtuar mundësitë ligjore të përdorimit të këtyre mjeteve të deponuara nga procesi i privatizimit në BQK për qëllime të projekteve zhvillimore në të mirën e vendit, por të kujdesshëm në të njëjtën kohë për obligimet që AKP ka karshi ish-punëtorëve dhe kreditorëve të njohur.
Të tjera
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...