Privatësia me kamerat, shumica e bizneseve të inspektuara shkelin ligjin

Autori: Gazeta inFokus
16:09 | 08 April 2022
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka inspektuar 16 biznese për të parë nëse po e zbatojnë ligjin që lidhet me përpunimin e të dhënave personale përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë.
Pas këtij procesi, AIP ka konstatuar se shumica e tyre kanë bërë vëzhgimin në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke mos plotësuar kriteret e parapara me ligj.
Me këtë rast, AIP thotë se ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të përpunimit të të dhënave personale përmes vëzhgimit me kamerë dhe ka urdhëruar shkatërrimin e të dhënave të grumbulluara përmes këtij sistemi, deri në datën e pranimit të vendimit.
AIP, përmes procesit të inspektimit dhe veprimeve të ndërmarra ndaj kontrolluesve për plotësimin e kritereve ligjore për përpunimin e të dhënave përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë, ka për detyrë të mbrojë privatësinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe thotë se është në shërbim të qytetarëve për të realizuar të drejtat e tyre që ua garanton Kushtetuta dhe Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
AIP u zotua se do të vazhdojë me inspektime dhe kontrolle për të mbikëqyrur ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave personale, përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Të tjera
-
Takimi Osmani-Pratipatti s’lidhet me takimet me partitë
E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka shku...
-
Kurti flet pas takimit me Vjosa Osmanin, doli pasi aty arriti edhe shefja e ambasadës amerikane
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në takimin e thirrur nga ...
-
Zhvillimet e fundit: Shefja e ambasadës amerikane i bashkohet takimit tashmë dy orësh të Kurtit dhe Osmanit
Ka dy orë që po vazhdon takimi i mbyllur mes presidentes Osmani dhe kryeminis...
-
Berisha me thirrje të pazakontë për policinë e Kosovës në veri: Mos lejoni trazira, mos u bëni pjesë e skenareve politike
Ish-deputeti dhe ushtaraku i njohur, Hisen Berisha, ka dalë me një thirrje të...
-
Aksident me fatalitet në Fushë Krujë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë-Krujë. A2 CNN më...
-
Policia dështon ta sjellë me detyrim Fitore Pacollin, Gjykata shqyrton urdhërarrestin ose paraburgimin e deputetes
Në mungesë të deputetes Fitore Pacolli-Dalipi, për herë të dytë ka dështuar t...
-
Vdes ish-gazetari Mehmet Spahiu, ishte edhe aktivist i LDK’së
Ka vdekur ish-gazetari kosovar, Mehmet Spahiu. Ai ishte Asamblist i Kuvend...
-
Ushtarët shqiptarë dhe austriakë dislokohen në Kosovë në kuadër të KFOR-it
Misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, ka njoftuar se ushtarët shqiptarë dhe au...
-
Trumpi thotë se Izraeli është pajtuar me një armëpushim 60-ditor në Gazë
Izraeli ka rënë dakord me "kushtet e nevojshme" për të finalizuar një armëpus...
-
Përparim Rama emëron një drejtor të ri në Komunën e Prishtinës
Nga sot drejtorinë e Shërbimeve Publike do ta udhëheqë Bekim Gashi. Këtë d...
-
Osmani e Kurti “në kërkim” të daljes nga ngërçi- takimi po zgjat mbi një orë
Ka më shumë se një orë që ka nisur takimi ndërmjet presidentes së vendit, Vjo...
-
Babai i dyshuar për abuzim seks*ual ndaj vajzës 12 vjeçare del para gjykatës
Z.M., 36-vjeçari, që dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mi...