Lajme

Pritje deri në katër orë për të hyrë në Kosovë, detaje nga gjendja në pikat kufitare

Autori: Gazeta inFokus 23:22 | 23 December 2021

Kthimi i mërgimtarëve në vendlindje për festat e fundvitit ka bërë që pritjet për të hyrë në Kosovë të kalojnë 4 orëshin. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim të kufirit në Meradarë pritjet janë deri në katër orë.

Ata që po hynë në vend nga Merdarja po presin deri në katër orë.

Ndërkohë në pikën kufitare në Jarinje pritjet po zgjatin dy orë dhe kolonat kanë kaluar dy kilometra.

Po dy orë po u duhet të presin edhe atyre që hyjnë në vendin tonë nga Dheu i Bardhë. Atje kolonat kanë arritur në 700 metra.

Situatë e ngjashme është edhe në Muçibabë. Qytetarët që po vijnë në Kosovë po presin deri në një orë në kufi.

Ndërkohë, situatë tjetër është në dalje. Përveç në Jarinje ku pritja mund të zgjas deri në 15 minuta, në pikat e tjera kufitare pritjet s’kalojnë 10 minutëshin.

Të tjera