Lajme

Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 23 December 2024

Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me kolonë prej rreth 700 metrash, ndërsa për dalje pritjet janë vetëm 5 minuta.

Po ashtu dhe në Jarinje, qytetarët presin mesatarisht 10-15 minuta, me kolonë prej 100 metrash.

Në pikat e tjera, përfshirë Merdar, Muçibabë, dhe Hani i Elezit, pritjet janë minimale, nga 5 deri në 10 minuta, si për hyrje, ashtu edhe për dalje.

-Advertisement-

Ndërkohë, për kamionët, fluksi është i papërfillshëm, me pritje vetëm 3-5 minuta në të gjitha pikat kufitare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera