Sport

Pritja merr fund, UEFA pranon VAR-in

Autori: Gazeta inFokus 07:52 | 04 December 2018

Pritja ka marrë fund dhe Video Assistant Referee (VAR) do të aplikohet tashmë edhe në kompeticionet e UEFA-s, përfshi Ligën e Kampionëve, Europianin U21, që do të zhvillohet në Itali, në muajin qershor dhe finalet e Nations League.

Komiteti Ekzekutiv i institucionit drejtues të futbollit në Europë, i mbledhur sot në Dublin, ku u përcaktuan edhe çiftet finaliste të Ligës së Kombeve, ka marrë tashmë vendimin final, duke i hapur udhë aplikimit të teknologjisë ndihmëse të arbitrave.

Kështu në Ligën e Kampionëve aplikimi do të fillojë këtë sezon, duke nisur me ndeshjet e fazës së 1/8-ve (pas fazës në grupe), ndërsa do të aplikohet gjithashtu edhe në finalet e Ligës së Kombeve dhe në Euro U21, që do të zhvillohet në Itali.

-Advertisement-

Ky është një hap përpara në futbollin europian, pasi deri më tani UEFA u kishte rezistuar me sukses presioneve për të aplikuar VAR-in, veçanërisht në Champions, ku ka pasur shpesh polemika për vendimet e arbitrave, të cilat për hir të së vërtetës, shumë herë kanë vendosur fatin e kompeticionit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera