Lajme

Prishtinë: Vdes këmbësori pasi u godit me veturë

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 10 March 2023

Një person ka vdekur sot në Prishtinë si pasojë e një aksidenti në lagjen Veternik, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

-Advertisement-

Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor”, tha Ahmeti.

Raporti i plotë:

Sot rreth orës 14:30  kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë .

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor.

/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera