Lajme

Prishtinë| Policia arreston 6 persona, gjen marihuanë, kokainë e armë

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 17 February 2020

Të dielën një aksion policor i bërë rreth orës 19, rezultoi me arrestimin e gjashtë personave.

Atyre, iu zu sasi e madhe e drogës, por edhe armë, shkruan gazeta inFokus.

Aksioni u zhvillua në Prishtinë, derisa u kontrolluan gjashtë vendbanime e dy vetura.

-Advertisement-

“Prishtinë, 16.02.2020 – 19:10. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin e bazuar se të njëjti janë marr me shitje-blerje të substanca narkotike. Janë kontrolluar gjashtë vendbanime dhe dy vetura, janë gjetur dhe konfiskuar 10 kg e 350 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, 16.9 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, një AK-47 me dy karikatorë me 16 fishekë, dy pistoleta, 26 fishekë, 660 euro dhe dy vetura. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera