Lajme

Prishtinë: Pamje nga vendi ku një banesë u përfshi nga zj*rri

Autori: Gazeta inFokus 17:56 | 01 March 2024

Një banesë është përfshirë nga zjarri pasditen e së premtes në Prishtinë, konkretisht në lagjen Mati 1.

Lajmin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti e cila tha se nuk është raportuar për të lënduar.

Gjithashtu, ajo ka thënë se në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Mati 1, në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë.

Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin.

Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, tha Ahmeti për Infokus.

Në media janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera