Lajme

Prishtinë: Një person kanoset, ofendohet dhe goditet me veturë nga djali i tij

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 28 September 2022

Një person dje në Veternik në Prishtinë është goditur me veturë dy herë nga prapa prej djali të tij, pasi ishte kanosur dhe ofenduar me fjalë nga ai.

Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur dhe është arrestuar.

Tutje, thuhet se prindi është ndier i rrezikuar nga veprimet e djalit të tij, në konsultim me prokurorin janë iniciuar tri raste dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se ishte kanosur me fjale ofenduese nga djali i tij, mashkull kosovar, dhe ne mënyrë agresive me veturë e ka goditur dy here nga prapa dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima, prindi është ndier i rrezikuar nga veprimet e djalit te tije, të dyshuarin kanë arritur njësiti policor ta arrestojnë dhe pas intervistimit , e ne konsultim me prokurorin , janë inicuar tri raste dhe i njejti është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera