Lajme

Prishtinasja iku nga shtëpia, i kërcënoi me vrasje burrin dhe fëmijët

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 24 April 2022

Një grua nga Hajvalia e Prishtinës ka ikur nga shtëpia dhe përmes telefonit i ka kërcënuar me vrasje burrin dhe fëmijët e saj, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 22:23.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare me datë 16.04.2022 kishte dal nga shtëpia, ndërsa me datë 22.04.2022 përmes telefonit e kishte kontaktuar viktimën të cilin e kishte kanosur se do ta vras atë dhe fëmijët. E dyshuara nuk është hasur e as nuk është arritur që të kontaktohet nga policia”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera