Lajme

Prishtinasi gjen kuletën me më shumë se 1 mijë euro e dorëzon në polici

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 23 January 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar nga Prishtina ka dorëzuar një kulet ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale të cilat i janë kthyer pronarit, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një njoftimi nga ana e policisë kanë treguar se e vlerësojnë gjestin human duke i falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

“Policia vazhdon të jetë adresa e parë, të cilës qytetarët i besojnë dhe i drejtohen. Dje në stacionin policor Qendra, në Prishtinë, një qytetar A.B, ka dorëzuar një portofol ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit. Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera