Prishtina në kaos total
Autori: Gazeta inFokus
23:11 | 18 September 2017
Në situatë hiç më të mirë nuk janë as klubet e sporteve tjera të kryeqytetit, të cilat po bëhen “kërrsh” në përpjekjet e tyre për të zënë hapësirë për të ushtruar dhe për të luajtur në sallën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve, e cila ka mbetur thuajse e vetmja në dispozicionin e tyre.
Kjo sallë sportive nuk po arrin t’u përballojë assesi kërkesave të shumta të klubeve dhe të sportistëve për t’i kryer aktivitetet e tyre sportive, sidomos tani pas anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare të sportit, të cilat kërkojnë standarde infrastrukturore dhe orare të sakta të aktiviteteve, të cilat nuk ka shans t’i mbulojë një sallë e vetme në Prishtinë, shkruan në numrin e sotëm gazeta “Zëri”.
Me vite të tëra është pritur dhe është ëndërruar pjesëmarrja e Sigal Prishtinës në garat më të forta evropiane, ndërsa tani kur FIBA ia ka dhënë mundësinë klubi bardhekaltër rrezikon mospjesëmarrjen për arsye banale, gjë që nëse ndodh do të nënkuptojë katastrofë dhe turp për Prishtinën dhe gjithë Kosovën.
Sigal Prishtina të martën do të debutojë në Ligën e Kampionëve të FIBA-s kundër ekipit bjellorus, Tsmoki Minks. Pastaj do të luajë si mysafir dhe sipas orarit ndeshjen e tretë në Ligën e Kampionëve do t’i duhet ta zhvillojë në Prishtinë, më 24 shtator. Mirëpo, zhvillimi i ndeshjes së 24 shtatorit dhe ecuria normale në këtë garë e Sigal Prishtinës është vënë në pikëpyetje të madhe pasi salla e Pallatit të Rinisë dhe e Sporteve do të jetë e zënë me një aktivitet tjetër, të cilin Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), e cila menaxhon me këtë Pallat, i ka caktuar orar garues kampionatit të peshëngritjes për grupmoshat U-15 dhe U-17.
Kjo e ka tronditur Sigal Prishtinën, e cila qe një kohë të gjatë i ka nisur përgatitjet për garim të dinjitetshëm në Ligën e Kampionëve, për çka ka investuar në shumë aspekte e lëre më në lojtarë e trajner të huaj.
“Fatkeqësisht jemi të rrezikuar për ta përmbushur misionin tonë si rrjedhojë e gjendjes së krijuar në palestër. Na është thënë se palestra do të jetë e zënë pasi që AKP-ja ka lejuar mbajtjen e Kampionatit për Peshëngritje U15 dhe U17. Ne nuk kemi asgjë kundër mbajtjes së kësaj gare, por është shqetësuese se si një garë që mund të organizohet në një vend tjetër, ku nuk prishet parketi i dedikuar për sportet tjera, të lejohet të organizohet në të vetmen sallë në Kosovë ku FIBA lejon të mbahen ndeshje ndërkombëtare të basketbollit e që së shpejti as kjo nuk do të mjaftojë”, thuhet në reagimin e Sigal Prishtinës.
“Tani me këtë situatë të krijuar nga AKP-ja, si dhe të ndihmuar nga neglizhenca dhe mosveprimi i institucioneve dhe i Komunës së Prishtinës, e cila nuk ka bërë asgjë që t’i ndihmojë sportistët, klubet dhe rininë që të kenë hapësira minimale të mjaftueshme për t’i zhvilluar këto aktivitete, ne nuk do të kemi sallë për ta zhvilluar ndeshjen. Ky do të ishte turpi më i madh për institucionet dhe për Komunën, i cili do të kishte pasoja të pariparueshme për klubin, sportin, rininë, qytetin dhe shtetin”, theksohet në reagimin e bardhekaltërve, i cili i bën thirrje AKP-së dhe Komunës së Prishtinës t’i bëjnë zgjidhje, në të kundërtën bardhekaltrit thonë se do të ndërmarrin masa të tjera, pasi ekzistenca e klubit në këtë formë po vihet në pikëpyetje të madhe.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































