Sport

Prishtina mposht Ballkanin në finale dhe fiton Superkupën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 20 January 2024

Prishtina e ka fituar për herë të 11-të në histori trofeun e Superkupës së Kosovës.

Në finalen e këtij viti, skuadra e drejtuar nga Emmanuel Egbo triumfoi ndaj Ballkanit.

Ndeshja e zhvilluar sot në “Mardan Palace Stadium”, në Aksu të Antalisë, përfundoi me rezultatin 1:2.

-Advertisement-

Egzon Sinani (9′) dhe Leotrim Kryeziu (46′) shënuan për triumfin e kryeqytetasve.

Ndërkaq, golin e vetëm për therandasit e shënoi Krenar Dulaj (79′).

Për Prishtinën është ky trofeu i 30-të në histori të klubit, përfshirë edhe 11 tituj të kampionit, si dhe 8 Kupa të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera