Lajme

Prishtina me më së shumti të infektuar me Covid, vetëm sot 92 raste të reja

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 27 October 2020

Prishtina me më së shumti të infektuar me Covid, vetëm sot 92 raste të reja

Prishtina sot ka shënuar numrin më të lartë të të infektuarve me Covid 19, krahasuar me komunat tjera shkruan Gazeta inFokus.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Prishtinë janë infektuar me Covid 92 persona.

-Advertisement-

Komunat tjera kanë numër më të vogël të të infektuarve e cila pasohet nga Fushë Kosova me 17 raste të reja, aq sa ka edhe Gjilan.

Më poshtë e gjeni të plotë listën e qyteteve me raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

“Prishtinë 92 raste, komuna Fushë Kosovë 17 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Ferizaj 13 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna e Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Shtime dhe Viti”, shkruan në komunikatën e IKSHPK-së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera