Sport

Prishtina fiton trofeun e Superkupës Kosovë-Diasporë

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 25 October 2018

Prishtina ka triumfuar përballë ekipit AKV Bardhosh Gërvalla vetëm pas ekzekutimit të penaltive për ti shtuar sirtarit të saj edhe një trofe tjetër.

Bardhekaltrit triumfuan vetëm pas ekzekutimit të penalltive (4-2), pasi që koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Përndryshe ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe AKV Bardhosh Gërvalla e vlefshme për Superkupën Kosovë-Diasporë nuk mblodhi shumë shikues dhe u zhvillua në kohë thuajse dimri.

-Advertisement-

Shtabi teknik i Prishtinë nuk paraqiti shumicën e futbollistëve që do të luajnë të shtunën në Gjilan, por aktivizoi skuadër të kombinuar dhe shumicën të rinj dhe nga skuadra juniore.

Superkupa Kosovë-Diasporë

Prishtina – AKV Bardhosh Gërvalla 0-0 (4-2) pen.

Golat nga penalltitë për Prishtinën: Pefqeli, Osmani, Zyba, Sekiraqa (nuk shënoi Selmani – priti portieri)
Golat nga penalltitë për B. Gërvalla: Shala, Gashi (nuk shënuan: Kamberi – priti portieri Behluli, Meha – priti Behluli).

Gjyqtarë: Alban Shala, Granit Hyseni, Arbnor Bullatovci – Visar Kupina (Pr)

Prishtina: Alban Muqiqi (Laurit Behluli – 73’) – Përparim Osmani, Armend Dallku (Egzon Statovci – 46’), Agon Xhaka, Kastriot Selmani – Argjend Mustafa (Ramush Ramadani – 46’), Qëndrim Zyba, Mergim Pefqeli – Bleon Sekiraqa, Arbër Hoxha (Lis Ahmeti – 46’), Alen Jasharoski (Trimëron Selimi – 60’). Kryetrajner: Mirel Josa.

B. Gërvalla: Mateusz Babieczko – Fatos Povataj, Arjanit Hasaj, Drilon Gërvalla, Adnan Shala, Deniz Celio, Ermal Gashi, Fidan Shuti, Adriano Aniello, Visar Braha, Feriz Meha. Në pjesën e dytë luajtën edhe futbollistë tjerë. Kryetrajner: Ramazan Kamberi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera