Sport

Prishtina e fortë për ‘Niklin’, blindon pozitën e dytë

Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 14 May 2017

Skuadra nga kryeqyteti kosovar, Prishtina ka arritur një fitore tejet të vlefshme si mysafir i Feronikelit 1-2.

Të dyja skuadrat si Feronikeli ashtu edhe Prishtina kishin nevojë të madhe për pikët e plota pasi kërkonin pozitën e dytë.

Ndeshja filloi dhe ekipet u treguan të kujdesshme në fillim të këtij ballafaqimi.

-Advertisement-

Por në minutën e 22-të, Prishtina organizoi një kundërsulm të shpejtë dhe sulmuesi afrikan Basid Khalid shënoi për 0-1.

Feronikeli arriti ta barazoi rezultatin një minutë para fundit të pjesës së parë.

Mendurim Hoti depërtoi bukur në zonë, ndërsa u ndal në mënyrë të palejueshme nga Lorik Maxhuni dhe gjyqtari akordoi penallti.

Nga pika e bardhë i saktë ishte Behar Maliqi për ta barazuar rezultatin në 1-1 dhe për të përfunduar 45 minutat e parë.

Në pjesën e dytë kryeqytetasit arritën të rikthenin përsëri epërsinë.

Ishte mesfushori ofensivë, Gauthier Makenda që shënoi për 1-2 pasi kishte kaluar një orë lojë.

Deri në fund vendasit kërkuan të barazonin rezultatin por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Kësisoj pas kësaj fitore, Prishtina mbetet në pozitën e dytë me 66 pikë të tubuara, ndërkohë Feronikeli e katërta me 61.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera