Sport

Prishtina, Dukagjini, Malisheva e Drenica luftojnë për mbijetesë në xhiron e fundit

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 22 May 2022

Malisheva, Drenica, Prishtina e Dukagjini janë protagonistët e javës së fundit në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo, pasi këto skuadra rrezikojnë rënien në vendin e tetë, vend ky që automatikisht i dërgon në barazh për ta siguruar mbijetesën në Superligë.

Në vendin e pestë gjendet Dukagjini, i cili ka 48 pikë dhe do ta ketë përballë pikërisht vendin e tetë, Malishevën që ka 47 pikë.

-Advertisement-

Në këto rrethana, Dukagjinit i mjafton barazimi që të mbetet në Superligë, ndërsa në anën tjetër Malishevës i kryen punë veç fitorja.

Derbi i javës së fundit zhvillohet në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku Prishtina do të jetë mysafire e Llapit.

Prishtina në këtë ndeshje udhëton për në Podujevë vetëm për fitore, pasi një barazim ose humbje do ta rrezikonte seriozisht qëndrimin jashtë zonës së rrezikut.

Kurse, ndeshje të lehtë pritet ta ketë Drenica, e cila do të luaj përballë Feronikelit i cili tashmë ka rënë nga liga dhe ka grumbulluar veç 12 pikë në 35 ndeshje të zhvilluara, transmeton KlanKosova.tv.

Ndërsa, kampioni i Kosovës, Ballkani, do ta luaj ndeshjen e fundit përallë Gjilanit ku pritet që në Suharekë të ketë festë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera