Sport

Prishtina-Drita, a do të zhvillohet kjo përballje në stadiumin e Fushë Kosovës?

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 16 Maj 2018

Xhiroja e fundit e Superligës së Kosovës në futboll është finale mbi finalet, shkruan infokusi.

Rrallë ndodhë që në xhiron e fundit të vendoset kampioni si në këtë edicion. Kjo lojë nikoqire për Prishtinën me Dritën fillimisht është vendosur të luhet në Pejë.

Por dëshira e Skuadrës dhe tifozëve nga kryeqyteti ishte që ndeshja të zhvillohet në stadiumin e Prishtinës.

-Advertisement-

Tani ekziston edhe një opcion i mundshëm se ku mund të zhvillohet kjo përballje.

LEXO EDHE: Prishtina-Drita, për kë bën tifo kapiteni i Gjilanit?

Sipas burimeve pran portalit Infokusi, skuadra nga Fushë Kosova ditën e djeshme i ka ofruar FFK-së stadiumin  ‘Ekrem Greiçevci’që ka kapacitet prej 8, mijë vendeve që të zhvillohet kjo  përballje.

Fushëkosovarët janë takuar sot edhe me klubin e Prishtinës për të shikuar mundësin që kjo ndeshje të zhvillohet në stadiumin e Fushë Kosovës.

Vendimi se a do të zhvillohet kjo përballje në stadiumin ‘Ekrem Greiçevci’ pritet të merret sot pasdite. /infokusi.com

 

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy