Sport

Prishtina-Drita, ky rezultat e bënë Prishtinën kampion

Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 11 May 2018

Prishtina ka fituar përsëri në momente të fundit të ndeshjes kundër Lirisë së Prizrenit me rezultat 1-0

Liria e Prizrenit nuk ka arritur ta ndal Prishtinën deri në momentet e fundit të ndeshjes që u zhvillua sot në stadiumin e qytetit në Prizren.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, derisa Prishtina vazhdonte të kishte dominimin në këtë ndeshje.

-Advertisement-

Edhe pjesa e dytë fillojë njëjtë me Prishtinën që vazhdimisht e kërkonte golin e fitores.

E ai erdhi në minutën e 94 të takimit, ku Mërgim Pefqeli shënoi një gol paksa diskutabil pasi që mbrojtësi i Lirisë edhe pse kishte mundësi për ta ndalur Pefqelin nuk e bëri fare këtë.

Me këtë fitore, Prishtina mund të bëhet kampion i Vala Superligës së Kosovës në xhiron e fundit pasi që luan kundër Dritës si vendas në stadiumin ku edhe janë duke i zhvilluar ndeshjet për shkak të punimeve në stadiumin e Prishtinës.

Prishtina duhet të fitojë me rezultat 2-0 për t’ja marrë titullin Dritës, përndryshe barazimi nuk i konvenon pasi që Drita ka tri pikë më shumë se Prishtina dhe është në vendin e parë më 66 pikë, kurse Prishtina në të dytin më 63 pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera