Prishtina-Drenica luhet në “Fadil Vokrri”, UEFA ka lajme pozitive për pranim

Autori: Gazeta inFokus
15:39 | 23 August 2018
Ministria e Sportit është investitori kryesor në këtë projekt. Ky projekt konsiderohet i papërfunduar dhe sipas të dhënave të organit mbikëqyrës ky projekt do të pranohet teknikisht vetëm pas raportit përfundimtar të UEFA-s.
Pas pranimit të këtij raporti, palët e involvuara në këtë proces (Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Ambientit, Komuna e Prishtinës, Federata e Futbollit të Kosovës dhe punëkryesi) do të fillojnë procedurat e pranimit teknik të stadiumit, njofton MKRS.
Siç dihet, para disa ditësh është zhvilluar ndeshja e parë testuese në mes KF ‘Prishtina’ dhe KF ‘Drita’ për Super Kupën e Kosovës, ndeshje kjo e organizuar nga ana FFK-së e cila është monitoruar nga ana e zyrtarëve të UEFA-s.
Indikacionet e para të zyrtarëve të UEFA-s, janë që stadiumi i Prishtinës “Fadil Vokrri” i plotëson kriteret e UEFA-s, si stadium i kategorisë IV, andaj, ky është një lajm pozitiv për institucionet, sportin dhe sportdashësit në vendin tonë, sepse Kosova përfundimisht, për herë të parë do t’i zhvillojë ndeshjet në stadiumin e rinovuar i cili mbanë emrin e legjendës së futbollit Fadil Vokrri.
Ministri Kujtim Gashi ka deklaruar publikisht se pasi të bëhet pranimi teknik dhe certifikimi nga UEFA, stadiumi do t’i dorëzohet Komunës së Prishtinës si pronare, e cila pastaj do të vendosë për të gjitha procedurat e menaxhimit, kujdesin, por edhe mënyrën e shfrytëzimit të tij.
MKRS dhe ministri Gashi ka qenë i përkushtuar që nga dita e parë e marrjes së detyrës që të bëjë realitet përfundimin e të gjitha punimeve në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri” si njëri ndër projektet më kapitale në përmirësimin e infrastrukturës sportive në vendin tonë.
Gjithashtu, njoftojmë opinionin publik se pas takimit të sotëm midis ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, palët janë pajtuar që ndeshja kampionale mes KF ‘Prishtina’ dhe KF ‘Drenica’ e paraparë për 2 shtator të luhet në Stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ndeshje kjo e cila do të shërbejë edhe si lojë e dytë testuese para lojës që do ta zhvillojë reprezentacioni i Kosovës në Stadiumin ‘Fadil Vokrri”, thuhet në fund të njoftimit.

Të tjera
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...
-
Ndizen qirinj para Teatrit Kombëtar për 27-vjeçarin që u “vr*a nga pakujdesia” dhe dhu*na policore
Me lot në sy, dhimbje në zemër dhe fotografinë e tij në duar, familjarë, miq ...
-
Sorensen takon në Washington ambasadorin e Kosovës dhe atë të Serbisë
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë bashkë në ...
-
Krasniqi takon Rohden, flasin për zhvillimet e fundit politike dhe tejkalimin bllokadës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot A...
-
Projekti kinez për paralajmërimin e motit fiton çmimin WSIS 2025
Një projekt kinez për paralajmërimin e hershëm të katastrofave meteorologjike...
-
Përkujtimi i gjenocidit në Srebrenicë, BIK boton librin e imamit që i mbijetoi masa*krës
Në kuadër të shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Kryesia e B...
-
Rasti i vde*kjes së 27-vjeçarit në Lipjan, nesër seanca për policët e dyshuar
Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan ka pranuar kërkesë për caktim ...
-
Reagon Presidentja Osmani për vde*kjen e 27-vjeçarit: Kërkohet transparencë, drejtësi dhe përgjegjësi institucionale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku një ...
-
Zja*rri rrezikon Termocentralin “Kosova A”
Në një pjesë të sipërfaqeve (seperimeve) tek Termocentralit “Kosova A” janë p...
-
Hekuran Murati e përdori Chat GPT për qëndrime politike, Cakolli: Mjerë Kosova
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi ministri në detyrë, Hekuran Murati, sot...
-
15 vatra zja*rri janë aktive në Kosovë
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (MPB) ka bërë të ditur se, të martën, n...