Prishtina bëhet me tunel – Zogaj jep detaje: Veturat kalojnë nëntokë, përmbi këmbësorët

Autori: Gazeta inFokus
08:13 | 11 April 2023
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka treguar për projektet e ardhshme të kryeqytetit, mes të cilave ka veçuar ndërtimin e një tuneli në rrugën “Agim Ramadani”.
Tuneli, i cili do ta ketë formën e shkronjës Y, do të vazhdojë nga kjo rrugë te shkolla e mesme “Sami Frashëri” dhe te rrethi i vogël te komuna e vjetër e Prishtinës.
Ky projekt, siç tha Zogaj, përveç se do ta ndihmojë qarkullimin e komunikacionit, përmbi do të shërbejë si zonë për këmbësorët duke ia kthyer edhe “kalldrëmin e vjetër qytetit” ku edhe janë xhamitë kryesore të kryeqytetit.
“Një projekt i një rëndësie të veçantë dhe një fokus kyç i kryetarit Rama është edhe tuneli në rrugën ‘Agim Ramadani’, i cili është pas teatrit dhe vazhdon deri te shkolla e mesme ‘Sami Frashëri’ dhe deri te rrethi i vogël këtu te komuna e Prishtinës. Është një tunel në formë të shkronjës Y”, ka thënë ai për EO.
Tutje, Zogaj ka thënë se implementimi pritet që të fillojë në pranverën e vitit 2024, teksa e shpjegoi edhe idenë e tunelit.
“Ideja është që veturat të hyjnë nëntokë në tunel kurse mbi tokë e gjitha të jetë për këmbësorë dhe t’ia kthejmë pamjen e vjetër qytetit të vjetër të Prishtinës, ku janë edhe xhamitë kryesore, nga Xhamia e Çarshisë deri te Xhamia e Madhe. Duam që t’ia kthejmë kalldrëmin e vjetër qytetit dhe të kthehet në një zonë për këmbësorë”.
“Aktualisht jemi duke e projektuar, pas projektimit shpallet tenderi, zgjedhim kompaninë implementuese dhe në pranverën e vitit 2024 fillojmë me implementim”.
Nënkryetari i Prishtinës ka thënë se janë rreth 90 milionë euro për investime kapitale, disa edhe nga vitet e kaluara, të cilat do të përdoren për qindra projekte.
Ndër projektet kryesore, ai e ka cilësuar ndërtimin e rrugës A, vazhdimin e rrugës B, bulevardin “Geroge Bush” e sallën multi-funksionale të sporteve në Bërnicën e Poshtme.
“Nga viti 2021 dhe viti 2022, ne bartim diku rreth 50 milionë euro për investime kapitale. I kemi edhe 40 milionë euro investime kapitale të vitit 2023. Pra, e kemi një buxhet signifikant për investime kapitale”.
“Po flasim për qindra projekte, e ndër kryesoret është ndërtimi i rrugës A, që po e fillojmë shumë shpejt tash në pranverë. Është edhe ndërtimi i sallës multi-funksionale të sporteve në Bërnicën e Poshtme. Kemi edhe ndërtimin e disa rrugëve në Prishtinë, vazhdimi i rrugës B që lidhet pastaj me rrugën A. Ka edhe projekte që lidhen me gjelbërimin dhe hapësirat publike. Një prej projekteve është edhe vazhdimi i sheshit deri te katedralja. Jemi duke e projektuar bulevardin “George Bush”, pas projektimit, fillojmë edhe me implementim të projektit”.
I pyetur nga EO për projektin e koogjenerimit dhe vendosjen e panleve solare, Zogaj ka thënë se janë në fazën e studimeve të para e se këto projekte do të ndihmojnë në zgjerimin e ngrohjes qendrore.
“Jemi në fazën e studimeve të para, sepse po zgjedhet një kompani konsulente. Është projekt që arrin shumën prej gati 100 milionë eurosh. Kemi pasur bashkëpunim të jashtëzakonshëm me donatorët dhe organizatat ndërkombëtare, siç janë EBRD, fondet e BE-së dhe KFË. Edhe ky projekt besoj që fillon në 2024 dhe zgjat 2-3 vite. I ndihmon Termokosit dhe qytetarëve që ta zgjerojmë ngrohjen qendrore që po kërkohet shumë”.
Ndërsa, ai ka folur edhe për bashkëqeverisjen me PDK-në dhe raportin me opozitën.
“Me PDK-në jemi në bashkëqeverisje dhe kemi një funksionim shumë të mirë të koalicionit. Në anën tjetër e kemi edhe një opozitë, e cila është opozitë e madhe, Lëvizja Vetëvendosje me një të tretën e kuvendit komunal, por edhe AAK-në dhe AKR-në. Kemi bashkëpunim të mirë edhe me ta, pa përplasje, por me debate konstruktive”.

Të tjera
-
Deliu: Gjykata Kushtetuese foli – rendi i ditës nuk mund të ndryshohet sipas qejfit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se G...
-
“Ti je këtu si deputet, jo me na mbajt ligjërata” – Dakaj i reagon ashpër deputetit Kraki
Në emisionin Debat Plus është diskutuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese për af...
-
LDK për vendimin e Kushtetueses: Grupi më i madh nuk mund ta bllokojë Kuvendin, votimi duhet të jetë i hapur
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese...
-
Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues – afati 30 ditësh pak i çuditshëm
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drej...
-
Zja*rri në një ndërtesë në Prishtinë, policia jep detaje
Policia e Kosovës është deklaruar mbi shpërthimin e një zjarri në Emshir të P...
-
Aksident në Vitomiricë të Pejës, shtatë persona të lënduar
Shtatë persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku mes dy vetu...
-
“Bllokuesi nuk kalon”, Haziri reagon pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvend
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka shkruar pas...
-
Bajrami për vendimin e Kushtetueses: Çka ndodh nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda 30 ditëve?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka komentu...
-
Dy të lënduar nga aksidenti në Sllovi të Lipjanit
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Sllovi të Lipjanit. L...
-
VV: Faton Peci kandidat për kryetar të Mitrovicës, ishte një nga ministrat më të suksesshëm duke sjellë reforma në bujqësi
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar Faton Pecin si kandidat për kryetar të Mi...
-
Krasniqi pas vendimit të Kushtetueses: Aktgjykimi të zbatohet menjëherë – t’i japim epilog konstituimit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se me vendimin e sotëm, Gjykata K...
-
Murati pas vendimit të Kushtetueses: Votimi i fshehtë lejohet – s’ka nevojë të pritet 30 ditë
Ministri në detyrë i Financave dhe deputeti Hekuran Murati, e ka komentuar ve...