Lajme

Prishtina bëhet me Akademi të Animacionit

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 03 April 2018

Akademia e Animacioniot tashmë është themeluar në Komunën e Prishtinës. Kjo akademi ka për qëllim aftësimin e të rinjëve në fushën e animacionit dhe është themeluar nga Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës në bashkëpunim më Anibarin.

Mirëpo, për t’u bërë pjesë e kësaj akademie mundësi do të kenë gjashtë nxënës të shkollave të mesme, ku thirrja për aplikim do të hapet gjatë kësaj jave dhe do të jetë e hapur deri në fund të këtij muaji.

Sipas drejtorit të Kulturës së Komunës së Prishtinës, Ylli Rugovës synim i kësaj akademie janë të rinjtë e shkollave të mesme, shkruan Infokusi.

-Advertisement-

“Duke i bërë bashkë pajisjet dhe ambientin ne kemi ftuar Anibarin që të na ndihmojë në përpilim të programit dhe në organizim të kurseve për të rinjtë e Prishtinës. Kemi pasur fatin që Anibari ka qenë shumë i hapur në këtë drejtim dhe ata kanë ardhur me projektin e tyre, të cilin e financojnë në mënyrë që ky kurs për të rinjtë tanë të jetë falas”, tha Rugova.

Ndërsa, drejtori i Anibarit, Vullnet Sanaja tha se programi është dizajnuar në atë mënyrë që të përfshijë bazat e animacionit me qëllim të mësimit sa më të lehtë nga të rinjtë.

“Kjo fokusohet në katër lëndë, të cilat do të ligjërohen gjatë muajve në vijim, duke filluar prej majit. Këto janë tregimi i storieve,  më pas është regjia ku do të kemi edhe pjesën e editimit dhe montazhës, dizajn i animacionit, si dhe bazat e softuerëve, do të thotë kanë për të mësuar  softuer të ndryshëm, të cilët ju nevojiten në mënyrë që me filluar dhe me i krijuar filmat e tyre”, bëri të ditur ai.

Sipas tij, këto lëndë do të ndërlidhen me njëra-tjetrën dhe në fund animatorët e rinj të jenë të gatshëm të bëjnë një film, i cili do të shfaqet në festivalin e Anibarit.

Për këtë program nxënësit do të kenë 5 mësimdhënës dhe do të mbajnë mësim 8 orë në javë.

Akademia e Animacionit gjendet në bibliotekën “Hivzi Sylejmani” në lagjen “Dardania” të Prishtinës. /INFOKUSI.COM/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera